Meta në Vjenë: Austria mbështetëse e rrugës europiane të Shqipërisë

Shqipëria

Meta në Vjenë: Austria mbështetëse e rrugës europiane të Shqipërisë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:33
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në Vjenë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak.

Kreu i shtetit falenderoi Austrinë për mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Shqipëria dhe Austria, janë mike tradicionale e aleate të ngushta,” tha Meta.

Presidenti i shprehu mirënjohje Austrisë për gjithçka ka bërë që nga krijimi i shtetit modern shqiptar

“Çdo 28 Nëntor kujtojmë me mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Austria. Mirënjohës për ndihmën bujare dhe aleancën solide të Austrisë. Përgëzoj Presidentin Van der Bellen për kryesimin e suksesshëm austriak të Presidencës së BE. Pritshmëria e Shqipërisë, por edhe e rajonit është shumë e madhe. Po punojmë fort të çelim negociatat e anëtarësimit me BE,” tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat