Gjykata dënon këshilltarin e PD, reagon Basha: Vendimi nga kamikazja e Ramës

Shqipëria

Gjykata dënon këshilltarin e PD, reagon Basha: Vendimi nga kamikazja e Ramës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:57
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka dënuar për shpifje këshilltarin e PD në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryeopozitari Basha thekson se askush nuk do ua mbyllë gojën, as Rama me kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti, kjo e fundit është edhe gjykatësja që dha vendimin këtë të martë.

“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat