Trafiku i drogës drejt Malit të Zi, policia jep detaje për grupin kriminal

Shqipëria

Trafiku i drogës drejt Malit të Zi, policia jep detaje për grupin kriminal

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:58
Policia e Shtetit

Policia ka vazhduar operacionet për goditjen e grupeve kriminale dhe ditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Tamara”, i cili ka vënë në pranga 6 anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia bën të ditur se në pranga është vënë Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike ” dhe ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u bë, për arsye se nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre. Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur “Prroi i Pojata” po kryenin transportimin e lëndës narkotike, ku në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjatë zhvillimit të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 80 (tetëdhjetë) kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
* 2 (dy) automjete të markës ‘Benz Mercedes’ me targë AA669FO dhe mjeti ‘BMË’ me targë AA429JP.
* një sasi lekësh.
* 6 telefona celularë të markave të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat