Policia e burgjeve, rritje rrogash në buxhetin e ri

Shqipëria

Policia e burgjeve, rritje rrogash në buxhetin e ri

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Ministria e Drejtësisë do t’i paraqesë qeverisë propozimet për mënyrat e trajtimit specifik të të gjithë atyre, pjesë e personelit të burgjeve që meritojnë të mbështeten financiarisht në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në projektbuxhetin e ri do bëhet rritje e rrogave për punonjësit e policisë së burgjeve. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e drejtorit të ri të policisë së Burgjeve, theksoi se kjo masë do të merret edhe për shkak se ka pasur ankesa në vijimësi për trajtim të diferencuar të policisë së burgjeve në krahasim me atë të Shtetit.

“Edhe ardhja e drejtorit të ri të policisë së Burgjeve është një motivim më shumë duke pasur parasysh se duke kërkuar shërbimin e drejtorit të ri kemi kërkuar shërbimin e një shërbëtori të njohur e besnik të shtetit përsa kohë ka qenë në detyra të larta në sistemin tonë të sigurisë”, theksoi kryeministri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat