“Të mos përfundojmë në kronikë”, Rama mesazh drejtorit të ri

Shqipëria

“Të mos përfundojmë në kronikë”, Rama mesazh drejtorit të ri

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:43
Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Pas prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se “i vjen mirë që pas 10 vitesh punonjësit e policisë së burgjeve do t’u vijnë uniforma të reja”, duke shtuat se “është një shembull drithërues për çfarë mungese serioziteti e ka karakterizuar Ministrinë e Drejtësisë, dhe që sot tundin moralin e ngritur mbi shpifje”, tha ai.

Ndërkohë nuk kanë munguar dhe batutat, pasi e uroi për postin, duke shtuar ndër të tjera se për të i janë thënë vetëm fjalë të mira nga të gjithë punonjësit e policisë që janë pyetur, e ndërsa tha me humor se uron që një ditë të mos dalë në ndonjë kronikë ku të kujtohet se çfarë tha sot, për të treguar se nuk ka pasur të drejtë.

“Uroj që kokëfortësinë që e karakterizon dhe që nuk ia kanë shkruar në CV, ta ketë të përditshmen, ashtu siç e tregon edhe fama që ka lënë punën e tij, duke qenë i respektuar nga të gjithë kolegët.

Për ta mbyllur do ju them, një shaka që është më shumë se gjysma e të vërtetës…

Është shumë e vështirë të kërkosh opinione për njerëzit dhe të marrësh të ngjashme, në rastin e drejtorit na ka ndodhur kjo, dhe për herë të parë kam dëgjuar oficerë policie që nuk shajnë njëri tjetrin, përkundrazi thonë fjalët më të mira.

Uroj shumë mos të përfundojmë ndonjë ditë në ndonjë kronikë ku dalin këto fjalë, pastaj drejtori na del që është i duhuri, (qesh) por secili në fund të ditës varet nga koka, shpatullat e këmbët e veta. Sinqerisht shumë suksese, por me mend në kokë se ka shumë rëndësi kjo kur je në uniformë”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat