U pagua nga Greqia? Reagon Shpëtim Idrizi: A jeni në terezi të kokës o shqiptarë!

Shqipëria

U pagua nga Greqia? Reagon Shpëtim Idrizi: A jeni në terezi të kokës o shqiptarë!

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:01
Shpëtim Idrizi

Lajmi për financime greke të mediave në Shqipëri, por edhe të disa individëve në vendin tonë nuk i shpëtoi pa u përmendur emri as Shpëtim Idrizit, kreu të PDIU, i cili ka reaguar ditën e sotme me një status të gjatë në profilin e tij të “Facebook”-ut.

“A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhtarin”? Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari”, e nis shkrimin e tij Idrizi, duke i hedhur kategorikisht poshtë këto zëra.

Më tej, ai thotë se lajmi është prodhuar nga “mashtruesit dhe agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, I cili për bëmat e tij të mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri”.

Idrizi thotë se disa portale në vendin tonë nuk kanë marrë as mundimin më të vogël për të bërë një kontroll të thjeshtë në internet për të mësuar se kush qëndron pas këtij lajmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat