Basha akuza prokurores: Grisi fletarrestin për Vangjush Dakon

Shqipëria

Basha akuza prokurores: Grisi fletarrestin për Vangjush Dakon

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:50
Vangjush Dako

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar prokuroren e krimeve të rënda, Donika Prelën, si autoren e grisjes së fletarrestit për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon.

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut”, theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat