‘Luaj ndonjë dorë poker’, Shehi deputeti i parë që pranon se luan kumar

Shqipëria

‘Luaj ndonjë dorë poker’, Shehi deputeti i parë që pranon se luan kumar

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 22:46
Dashamir Shehi

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi bëhet deputeti i parë që pranon se luan kumar. I ftuar në emisionin ‘Provokacija’ me analistin Mustafa Nano, Shehi ka thënë se është pro kufizimit të lojërave të fatit, por jo mbylljen e tyre, pasi sipas tij, kjo gjë rrezikon të rrisë kriminalitetin.

“Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop. Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve.Sot po nuk të dhanë lekët merr biletën dhe shkon në polici, nesër kur të luhet ilegalisht do shkosh të drejtohesh te ‘i forti’ dhe më pas ai do shkojë t’u marrë lekët atyre”, tha Dashamir Shehi, deputet i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat