Zjarr në pikën e shitjes së makinave në Elbasan, shkrumbohen disa automjete

Shqipëria

Zjarr në pikën e shitjes së makinave në Elbasan, shkrumbohen disa automjete

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 07:15
Makinat e shkrumbuara

Disa makina janë djegur, ndërsa zjarri ka rënë në një servil e pikë-shitjl automjetesh në Elbasan.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se në lagjen "Skënderbej", Elbasan në servisin dhe pikë-shitje “Auto OK" të automjeteve, në pronësi të E. K., ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Komisariati i Policisë Elbasan

Gjatë natës në lagjen "Skënderbej", Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Auto OK" të automjeteve, në pronësi të shtetasit E. K., ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat