Çudirat e motit, sot e nesër temperatura deri në 0 gradë, fundjava për plazh

Shqipëria

Çudirat e motit, sot e nesër temperatura deri në 0 gradë, fundjava për plazh

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Dita e sotme do të sjellë rënie të lehtë te temperaturave.

Sipas Meteoalb, rënia më e ndjeshme do të jetë gjatë së enjtes në mëngjes, ku temperaturat priten të jenë edhe zero gradë.

Por, për ata që kanë bërë plane për fundjavë nuk duhet të shqetësohen, pasi parashikimet flasin për rritje sërish të temperaturave.

"Të premten dhe në vijim duke përfshirë edhe të dielën, temperaturat rriten ndjeshëm, duke shënuar maksimumin mbi 27 gradë celsuis", thuhet në parashikimin e Meteoalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat