Ndërron jetë në dhomën e paraburgimit 45-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Shqipëria

Ndërron jetë në dhomën e paraburgimit 45-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:09
Policia e Shtetit

Një i ndaluar nga policia ka ndërruar jetën në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet.

Mësohet se  viktima është Dritan Rica 45 vjeç dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk rezulton të ketë shenja në trup. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur  si pasojë e një arresti kardiak.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktima ishte ndaluar për akuzën e vjedhjes. 45-vjecari është dërguar tek Urgjenca e Tiranës, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç. Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat