Panik në sallën e gjyqit, një nga të arrestuarit humb ndjenjat - Bota Sot
Panik në sallën e gjyqit, një nga të arrestuarit humb ndjenjat

Shqipëria

Panik në sallën e gjyqit, një nga të arrestuarit humb ndjenjat

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:33
Gjykata shqiptare

Pak minuta pas nisjes u ndërpre seanca për masën e sigurisë ndaj personave rë arrestuar në operacionin “VOL VO 4”.

Mësohet se shkak është bërë gjendja shëndetësore e një prej të arrestuarve.

Shtetasi Vlash Gazulli ka pësuar gjendje të fikti në sallën e gjyqit dhe që ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës.

Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, 76 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në sallën ndodhen të arrestuar edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka si edhe vëllai i tij Xhevin Ndoka për tjetërsim pronash dhe falsifikim dokumentash.

Po ashtu edhe ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko.

Këta të fudnit kanë kërkuar veçimin e çështjes pasi pretendojnë se nuk kanë lidhje me grupin e arrestuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...