Meta nga Austria: Kosova i ka plotësuar standardet e kërkuara për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Meta nga Austria: Kosova i ka plotësuar standardet e kërkuara për liberalizimin e vizave

Shqipëria

Meta nga Austria: Kosova i ka plotësuar standardet e kërkuara për liberalizimin e vizave

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:43
Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka

Në vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.

“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit, Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, - tha ai.

Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.

Njëkohësisht Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...