Ish-deputetët kërkojnë ndarje të çështjes nga “Avdylajt”

Shqipëria

Ish-deputetët kërkojnë ndarje të çështjes nga “Avdylajt”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:06
Gjykata e Krimeve të Rënda

Dy ish-deputetët socialist, Arben Çuko dhe Arben Ndoka janë paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Arrestimi i Çukos dhe Ndokës u bë në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, ku goditën katër grupe kriminale, duke u arrestuar në total 27 persona.

Gjatë seancës, dy ish-deputetët kanë kërkuar veçimin e çështjes. Ndoka dhe Çuko kanë kërkuar të gjykohen veças nga personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4”.

“Ne nuk kemi lidhje me grupin e të arrestuarve, ndaj kërkojmë të gjykohemi veç”, kanë thënë ata, por gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë.

Emrat e dy ish-deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Në kuadër të operacionit “Vol-vo4 ” janë arrestuar 27 persona për të cilët merren sot masat e sigurisë.

Të arrestuarit për masë sigurie

Hajri Seferi
2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3. Shkëlqim Avdyli
4. Astrit Avdyli (alias Sulejmani)
5. Saimir Gjepali
6. Altin Avdyli
7. Jasin Avdyli
8. Fatos Llaftiu
9. Denis Llaftiu
10. Esat Mehmeti
11. Saimir Sulejmani
12. Elis Guri
13. Ilirjan Prifti
14. Petro Kuci (alias Abedin Kuci )
15. Bledar Koci
16. Ardit Gjyriqi
17. Elton Shehaj
18. Armand Spiro
19. Arben Cuko
20. Artur Balla
21. Arben Ndoka
22. Gjevi Ndoka (alias Xhevair)
23. Bledi Ndokaj
24. Lule Zeneli
25. Luigj Paloka
26. Kol Lleshi
27. Vlash Gazulli
28. Zef Ndoka
29. Mimoza Ndoka
30. Paulin Simoni
31. Vasil Nika
32. Genc Zeneli
33. Marjeta Perskura
34. Zef Lazri /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat