Detajet e tragjedisë në Fier, vëllai vrau 13 vjeçarin me thikë pas sherrit për peshkun

Shqipëria

Detajet e tragjedisë në Fier, vëllai vrau 13 vjeçarin me thikë pas sherrit për peshkun

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen tragjike të një fëmije 13 vjeçar në fshatin Baltëz të Fierit, i cili u godit me thikë nga vëllai i tij 10 vjeçar.

Dy vëllezërit kanë qenë duke qëruar peshk në oborrin e shtëpisë dhe më tutje janë grindur. 10 vjeçari K. Veizi ka goditur më tutje të vëllanë Gj. Veizi, i cili sipas mjekëve ka ardhur i vdekur në spital.

Ky është varianti i dhënë deri më tani nga njëri prej të afërmve të familjes Veizi. Në një prononcim për report tv, Isa Veizi është shprehur se fëmijët janë zënë në lidhje me peshkun e më pas ka ndodhur tragjedia. Ndërkohë në shtëpi, të miturit ishin të vetëm pasi prindërit punonin në një fabrikë këpucësh në Vlorë.

“Janë fëmijë. U goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti... Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndihmonte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia. “-tha Isa Veizi, xhaxhai i të miturve.

Njoftimi i policisë:

Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat