Fondet greke për median shqiptare dhe jo vetëm, Idrizi kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Shqipëria

Fondet greke për median shqiptare dhe jo vetëm, Idrizi kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:01
Shpëtim Idrizi

Një ditë më parë, Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagoi ashpër kur pa se e kishin përfshirë edhe emrin e tij në listën e atyre personave që kishin përfituar nga fondet sekrete greke.

Idrizi parashtroi arsye të qenësishme se një lajm i tillë nuk ishte i vërtetë dhe jo vetëm.

“…PDIU do të bëj kërkesë e kallzim në Prokurorinë e Tiranës, për të vënë në lëvizje organin e akuzës që të hetojë, të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata të shitur në media, gazetari, portale, biznese, OJF, që kanë vite që paguhen nga Athina zyrtare dhe Asfalia Greke, siç e ka pohuar dhe vetë Kotziasi dhe Tsiprasi, por edhe  Prokuroria e Athinës, që ka hapur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror…”, thote ai.

Idrizi është shprehur gjithashtu se, “S’do të rresht së kërkuari Presidentit të Republikës të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vënë në lëvizje organet ligj zbatuese, Shërbimin Informativ Shtetëror, Shërbimin Iformativ të Ushtrisë, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, etj, për të hetuar personat që janë financuar vetëm në muajin Tetor me 1 Milon Euro, e imagjinoni me vite e vite me radhë sa miliona euro janë shpenzuar, por edhe arsyet, qëllimet dhe dëmi që i është shkaktuar Sigurisë Kombëtare dhe interesave sovrane të Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat