KPA lë në fuqi vendimin e KPK, gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj shkarkohet nga detyra

Shqipëria

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj shkarkohet nga detyra

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:36
Altina Xhoxhaj, gjyqtarja e Kushtetueses që u shkarkua nga KPK

(E plotësuar) - Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarët Albana Shtylla, Luan Daci dhe Natasha Mulaj, kanë shqyrtuar ankimimin e Xhoxhajt.

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj u shkarkua më 3 maj të këtij viti, nga KPK, pasi nuk justifikonte dot pasurinë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar nga KPK, doli në përfundimin se Xhoxhaj nuk justifikonte burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Pas vendimit të KPK, Xhoxhaj e ankimoi në KPA, por duket se edhe ky organ i Vetting-ut e ka lenë jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtaren.

Me shkarkimin përfundimtar të Altina Xhoxhajt, gjykata Kushtetuese ngelet sërish e bllokuar pasi anëtarët e saj janë djegur nga Vettingu.

***

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj është shkarkuar pasi nuk justifikonte dot pasurinë.

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat