Paditen “plehrat e Fierit”

Shqipëria

Paditen “plehrat e Fierit”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Ambientalistët thonë se e kanë paditur Bashkinë e Fierit duke kërkuar që fusha e mbetjeve në Sheq të mbyllet sa më shpejt për shkak të ndotjes që po shkakton.

Ata thonë se megjithëse është shpallur gjendja e emergjencës, në fushën e mbetjeve nuk ka asnjë ndërhyrje.

Vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qytetit Fierit është një bombë mjedisore për banorët e lagjes Sheq. Plehrat hidhen të përziera në mjedis të hapur dhe kur vend depozitimi mbushet në maksimumin e kapacitetit të tij, nëse ato nuk digjen atëherë shtypen dhe mbulohen më pas me dhé, për t’i lënë vendin sasive të tjera të mbetjeve që depozitohen mbi këto të parat.

Si rrjedhojë, mbetjet urbane dekompozohen dhe formohet me lehtësi gazi toksik i sulfidit të hidrogjenuar, gazi metan, dhe elementët e tjerë ndotës të mjedisit të cilët të gjithë së bashku sjellin aromën e keqe dhe pasoja serioze për shëndetin e banorëve përreth . Për këtë arsye Bashkia e Fierit është paditur nga shoqëria civile.

“Në kemi paditur në këtë rast bashkinë e Fierit , për mbylljen e vend depozitimit të mbetjeve në Sheq dhe rehabilitimin e tij. Aktualisht kanë shkelur të gjitha masat për ekzistencën e vend depozitimit e tij. Atje është shpallur një gjendje e emergjencës mjedisore, por përsëri nuk janë marrë masa për ta kthyer në një gjendje që të jetë brenda standardit”, u shpreh Lira Hakani, përfaqësuese e shoqërisë civile.

Kur plehrat digjen ndotet ajri, ndërsa kur ato mbulohen me dhe ndoten ujërat nëntokësorë. Për pasojë kemi një shkatërrim mjedisorë të ekosistemit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat