Basha paralajmëron ‘kryengritje’: Bandat kanë marrë peng shtetin dhe vendin

Shqipëria

Basha paralajmëron ‘kryengritje’: Bandat kanë marrë peng shtetin dhe vendin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:09
Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar kryengritje.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha deklaron se në Shqipëri nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin

Kryedemokrati shton se përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurt

“Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurt”, deklaron Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat