Opozita bojkoton edhe KQZ, nuk do të paraqesë kandidatë për anëtarë

Shqipëria

Opozita bojkoton edhe KQZ, nuk do të paraqesë kandidatë për anëtarë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:07
Foto

Opozita ka vendosur të radikalizojë qëndrimin e saj ndaj mazhorancës. Krahas bojkotit parlamentar një tjetër mungesë do të shënohet në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Top Channel ka mësuar se opozita nuk do të paraqesë kandidatë për anëtarë të KQZ.

Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se nuk do të propozojnë kandidat për anëtarë të KQZ.

Skenari i tërheqjes se kandidatëve nuk është i panjohur. Të njëjtën skemë ndoqi opozita socialiste në 2013, ku shumica i mbeti demokratëve.

Situata duket e njëjtë, Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e para që konfirmoi mosplotësimin e vakancës. Top Channel e pyeti kreun e grupit të LSI-së nëse partia e tij do ketë anëtarin e saj në tryezën e administrimit të zgjedhjeve. Por, Petrit Vasili hodhi poshtë mundësinë e propozimit të kandidateve.

Në muajin nëntor, 4 nga 7 anëtarëve të institucionit kryesor për administrimin e zgjedhjeve ju përfundon mandati.

Partia Socialiste ka dërguar në Parlament emrin e Bledar Skënderit dhe Rezarta Bitrit si dy propozime të mazhorancës për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Më heqjen dore të opozitës nga e drejta e saj ligjore për të pasur anëtarët e saj në institucionin qendror të administrimit të zgjedhjeve, socialistët rifitojnë shumicën prej 4 anëtarësh.

Por, bojkoti i opozitës nuk bllokon punën në KQZ pasi bashkë me kryetarin Klement Zguri, ky institucion i gëzon 5 votat e nevojshme për miratuar vendimet që kanë të bëjnë me administrimin e procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat