Vdiq në komisariat, Avokati i Popullit: Ndaj Enea Ftoit nuk u ushtrua dhunë

Shqipëria

Vdiq në komisariat, Avokati i Popullit: Ndaj Enea Ftoit nuk u ushtrua dhunë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:19
Enea Ftoi

Avokati i Popullit ka dalë në përfundimin se ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë në ambientet e komisariatit të Korçës, aty ku 27-vjeçari ndërroi jetë.

Familjarët e tij akuzuan për dhunë policët, por në hetimin e Avokatit të Popullit thuhet se Ftoit i ka pushuar zemra.

“Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë fizike. Janë respektuar të drejtat ligjore gjatë veprimeve të kryera nga policia lidhur me orën e arrestimit, sigurimin e mbrojtësit, njohja me të drejtat etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton qe shkaku i vdekjes se 27 vjecarit ka qene, ndalimi i menjehershem i punes se zemres, me mekanizmin e ishemise akute te miokardit, semundje kronike te mushkerive dhe prezence te produkteve narkotike. Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjësve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh. Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese. Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve. Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve. Si dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat