“Të mos mungojë askush”: Në Kuvend edhe me paterica kundër lojërave të fatit…

Shqipëria

“Të mos mungojë askush”: Në Kuvend edhe me paterica kundër lojërave të fatit…

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:20
Rrahman Rraja

Pas paraqitjes në Prokurorinë e Tiranës më këmbë të thyer, deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, ka shkuar sot në parlament po me paterica, për të votuar ligjin që i hap rrugë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe mbylljen  e lojërave të fatit ne fund te vitit.

Prania e Rrajes ne Kuvend eshte mesa duket pergjigje e thirrjes se kryeministrit Edi Rama per te mos munguar asnje deputet sot ne seance kur do te votohet ligji per lojerat e fatit

Deputeti Rraja u vu në qendër të vëmendjes, për çështjen Xhisiela Maloku, e cila denoncoi për dhunë djalin e tij, Rexhep Rrajën, ndersa ky i fundit është në burg në pritje të procesit të apelimit.

Deputeti i PS-së dhe të afërmit e tij janë akuzuar edhe nga nënkomisari, Emiljano Nuhu se e kanë kërcënuar me jetë, për të mos hetuar çështjen e Xhisiela Malokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat