Basha: Garojmë në zgjedhje me krimin, i siguruan Ramës 15 mandate

Shqipëria

Basha: Garojmë në zgjedhje me krimin, i siguruan Ramës 15 mandate

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:33
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD, ka hedhur sërish akuza për lidhje të qeverisë me bandat kriminale

Sipas liderit të PD, Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e kriminelëve. Kreu i PD tha se krimi është faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Sipas Bashës, përgjimet provojnë se grupi Avdylajve ka punuar për blerjen e votave për PS

Sipas Bashës, krimi i dha Ramës 15 mandate, ndersa shtoi se PD garon me krimin në zgjedhje

“Kriminelet janë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Kriminelët e Krujës grabitën vota për PS, grupi Rraja aleati i PS në Krujë. Rraja i vogël, kërcënoi opozitën. Përgjimet kanë nxjerrë në dritë fakte se kriminelet e grupit Avdylaj kanë punuar për blerjën e votave për Gjushin e Ramës. Edhe Ndokat në Lezhë kanë punuar për llogari të Ramës. Elvis Rroshi dhe Qazim Sejdini kanë bërë të njëjtën gjë. Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.”, tha Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat