Bastet, Rama: Po thajmë burimin më të rëndësishëm të krimit

Shqipëria

Bastet, Rama: Po thajmë burimin më të rëndësishëm të krimit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:18
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se me bllokimin e lojërave të fatit, qeveria po godet krimin në një nga vatrat e tij më aktive.

“Po thahet një nga burimet më të rëndësishme të krimit të organizuar. Është vendim i dobishëm për të mbrojtur fëmijët, familjet dhe ekonominë”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë shtoi: “Është një vendim që shkon përtej të gjitha dallimeve të politikës dhe debatit politik. Është një vendim që e mbështet mbi 70% e popullsisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat