Nga 1 janari 2019, skuadër dixhitale për mbylljen e basteve online jashtë vendit

Shqipëria

Nga 1 janari 2019, skuadër dixhitale për mbylljen e basteve online jashtë vendit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Nga 1 janari 2019 do të funksionojë një skuadër dixhitale për mbylljen e të gjitha faqeve të basteve online jashtë vendit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke nënvizuar faktin se “një pjesë e madhe e parave që luhet dhe janë luajtur në lojërat e fatit nuk kanë hyrë kurrë në radarin e taksave dhe ekonomisë shqiptare, pasi janë baste që vendosen në faqe Hong Kongu dhe të kontinenteve të tjera”.

“Edhe këto do të bëjmë çmos t’i mbyllim. Teknikisht nuk është e lehtë, pasi ata ndërrojnë vazhdimisht kodet, por do të kemi njësinë e monitorimit, një skuadër që do të rrijë në gatishmëri dhe kod për kod, orë për orë, ata ndërro, ne mbyll”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri shprehu respektin për të gjithë deputetët e komisionit të Ekonomisë dhe Financave që kaluan një periudhë stresi të veçantë me mesazhe shqetësuese të llojeve të ndryshme”. “Atyre që i kanë çuar dhe orkestruar apo porositur ato mesazhe nga jashtë apo brenda burgut, iu japim përgjigje tani, me ndalimin përfundimtar të bixhozit, por edhe në vijim, përgjigje që nuk i kanë parë as në ëndrrën e tyre më të keqe”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat