I riu nga Berati vdes në Urgjencë, fajësohet mjekja

Shqipëria

I riu nga Berati vdes në Urgjencë, fajësohet mjekja

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:10
I riu nga Berati vdes në Urgjencë

Një djali i ri i cili u paraqit në spital nën efektin e lëndëve narkotike,ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta, ndërsa për ngjarjen ka nisur një procedim penal ndaj mjekes që kuroi 31-vjeçarin.

Ditën e djeshme Marinel Veleshnja, është paraqitur në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vetëm pak minuta më vonë ndërroi jetë. Familjarët e të riut akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm. Kështu, ka nisur një procedim penal ndaj mjekes së repartit, Arjola Xheblati, 29-vjeçare.

Pas denoncimit nga familjarët, policia ka sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Çështja është dërguar për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit. Burime nga spitali i Beratit bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në gjendje të rëndë në urgjencë, dhe dyshimet janë se mund të ketë qenë “overdozë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat