Kuvendi miraton mbylljen e basteve dhe kazinove

Shqipëria

Kuvendi miraton mbylljen e basteve dhe kazinove

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:39
Kuvendi i Shqipërisë

Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi sot nen për nen dhe në tërësi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit më datën 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Këtë projektligj e votuan 75 deputetë të Partisë Socialiste. Ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Ndërkohë u rrëzua propozimi i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erion Braçe, i cili kërkoi që për lojërat e fatit (kazinotë që do të stacionohen vetëm në hotele me 5 yje) të kenë një normë më të lartë taksimi, nga 15  përqind  që është aktualisht në 30 përqind.

Deputeti Braçe iu referua disa vendeve të BE, të cilat i taksojnë këto aktivitete në masë më të lartë se Shqipëria.

Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkoi që ky propozim të përfshihej në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj.

I të njëjtit mendim me ministrin Ahmetaj, ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se propozimi i Erion Braçes të përfshihet në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj.

Ligji për mbylljen e basteve dhe kazinove pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat