Ambasada e SHBA dakord me Gjin Gjonin: Leja prindërore s'duhet ta shmangë nga vettingu

Shqipëria

Ambasada e SHBA dakord me Gjin Gjonin: Leja prindërore s'duhet ta shmangë nga vettingu

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:44
Daniel Koski

Zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski,ka përsëritur vendosmërinë e SHBA- ve për të mbrojtur shtetin ligjor.

Teksa deklaroi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre,  Koski nuk la pa komentuar edhe rastin e gjyqtarit, njëkohësisht anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni.

Koski: Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Ai garantoi se Ambasada e SHBA-së do të vazhdojë të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion që fjalët ti mbështesë me veprime.

Koski: Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë.

Deklaratat, zv/Ambasadori amerikan i bëri gjatë gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve në Universitetin e Drejtësisë.

Daniel Koski: Ju keni përgjegjësinë të kontribuoni për një sistem drejtësie që mban premtimin e bërë për drejtësi dhe paanshmëri për të gjithë shqiptarët. Udhëhiqni me nder dhe integritet. Jini të moralshëm, dhe të drejtë, dhe të ndershëm, dhe etikë. Refuzojeni korrupsionin në të gjitha format e tij. Kjo është mundësia juaj për të udhëhequr drejt të mirës më të madhe. Bëhuni drejtues që brezat e ardhshëm të Shqipërisë mund ta respektojnë.

Mesazhi numër dy, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin. Amerika do të qëndrojë krah çdo personi që angazhohet për ndërtimin e një Shqipërie që është e drejtë dhe e lirë – për të gjithë shqiptarët. Pavarësisht profesioneve tuaja apo politikave tuaja. Nëse qëndroni për drejtësinë, ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojmë krah jush.

Për të gjithë ata që do të bëhen juristë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet dhe nuk do të dobësohet kurrë. Jua premtojmë këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat