Berisha: “Ky është dokumenti që fsheh Rama për Vangjush Dakon!"

Shqipëria

Berisha: “Ky është dokumenti që fsheh Rama për Vangjush Dakon!"

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:55
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një pjesë tjetër të dosjes 339, ku në përgjimet e Prokurorisë për grupin e Avdylajve në Shijak ka rënë edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Në Facebook, Berisha ka publikuar një dokument ku një person i quajtur Jasin Avdyli, me pseudonimin Cine, komunikon me Vangjush Dakon nëpërmjet mesazheve telefonike dhe i thotë “shif se do të vijnë FNSH këtu tek ne, kështu më thanë Cini jam”.

DENONCIMI I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA:
Ky është dokumenti që fsheh Rama për Gjushin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.

Përshëndetje doktor, kjo është pjesë e dosjes ku anëtari i Avdylajve i kërkon Vangjush Dakos ta mbrojë për lëvizjen e FNSH dhe Prokuroria është kujdesur që ta fshehë numrin e plotë qe mbaron me 300. Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisë së Durresit 0692099300, ja dhe numri i Dakos që mbaron me 300.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat