Përgjimet me Avdylaj, Dako: Dua datën që kam folur me Niçen, s'ka bir ku*ve që flet më shumë se unë ne telefon

Shqipëria

Përgjimet me Avdylaj, Dako: Dua datën që kam folur me Niçen, s'ka bir ku*ve që flet më shumë se unë ne telefon

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:22
Vangjush Dako

Mes emrave të zyrtarëve në përgjimet e dosjes  hetimore të operacionit “Vol-Vo 4”  ishte dhe ai i kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Opozita ka “nxjerrë” edhe numrin e fashikullit ku gjendet emri i Dakos “Dosja 339”, të cilit i referoheshin me pseudonimin "Xhuxhi".

Vetë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka mohuar akuzat, por ka deklaruar se është një nga njerëzit që komunikon më shumë në telefon me qytetarët për hir të punës së tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit.

"Nuk ka bir ku*ve që komunikon me telefon më shumë se unë" tha ai.

Dako  u shpreh i indinjuar lidhur me akuzat dhe dokumentet e dala nga përgjimet e Prokurorisë se ai ka komunikuar me anëtarë të Avdyljave.

Keni folur me këta persona?

Dako: Unë jam kryetar i bashkisë dhe jam i zgjedhur me votë, për të marrë votën unë komunikoj me të gjithë votuesit. Unë komunikoj me të gjitha njerëzit që janë të famshëm në familjet e tyre, të cilët mund të marrin vota. Unë marr emrat e zgjedhjeve dhe u marr kontaktet për tu marrë votën, në shërbim të punës që unë do të bëj. Unë flas për veten time, i njeh ata prej kohësh të gjithë qytetarët e Durrësit.

Pse nuk e dini se me kë flisni?

Dako: Unë kur kërkoj votat nuk shikoj as diplomat dhe as dëshminë e penalitetit. Unë jam i bindur se kam zgjedhur. S’ka bir kurve që të ma marr mua, me të folur me telefon me qytetarët Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se personazhi i dosjes së përgjimit të trafikantëve, i njohur si Niçja është një qytetar i Durrësit dhe kontaktet me të kanë ardhur si rezultat i takimeve të rastësishme në fushatë.

Dako u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se takimet me qytetarë të ndryshëm dhe për më tepër duke mos qenë në dijeni të faktit se kush janë ata, mbeten të shumta dhe për më tepër të rastësishme.

Kryebashkiaku i Durrësit, tha se për t’a sqaruar këtë bisedë, duhet të dijë datën dhe kohën kur është takuar.

Dako: Niçja është një qytetar i Durrësit, pjesë e këtij grupi që është kapur. Në çdo fushatë, në takim elektoral takoj shumë njerëz dhe falenderoj këdo për çdo ndihmë që japin. Unë kontaktoj me njerëz të ndryshëm, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat