Lojërat e fatit, Braçe: Mbyllen në 1 janar, një kompani nën hetim

Shqipëria

Lojërat e fatit, Braçe: Mbyllen në 1 janar, një kompani nën hetim

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:30
Erjon Braçe

“Në 1 janar do të mbyllet të gjitha pikat e basteve dhe se nuk do të ketë asnjë monopol me asnjë kompani private”.

Kështu u shpreh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cilit theksoi se ligji i miratuar ditën e sotme në parlament, i mbyll të gjitha lojërat e fatit.

“Ligji i mbyll të gjitha lojërat e fatit, elektronike, bastet, bastet live, lojërat elektronike në distancë kazinotë elektronike dhe bastet online. Pas 1 janarit mbyllen të gjitha nuk ka monopol me ndonjë kompani private”, – u shpreh ai.

Kryetari i Komisioni të Ekonomisë theksoi gjithashtu se është në dijeni se një kompani bastesh është ën hetim nga organet ligjzbatuese.

Deputeti Erjon Braçe është shprehur se mbyllja e tyre është një nevojë publike dhe s’ka të bëjë me populizmin apo nevojën elektorale. Sipas tij vendimi për mbylljen e tyre është bërë pasi ato nuk kanë zbatuar ligjin e vendosur para tre vitesh më 2015 ku supozohej që ato të deklaronin xhiron e tyre që në fakt në bazë të statistikave që unë zotëroj është deklaruar vetëm 5.4 miliard e kësaj gjiro dhe supozohet që është disafish më shumë.

“ Në 2015 ato janë urdhëruar që të mbajnë sërverat këtu, por që asnjë prej tyre nuk e ka bërë një gjë të tillë. E dyta është që të mbanin regjistra për lojtarët që luanin me mbi 100 mijë lekët të reja por sërish nuk është bërë zbatuar një vendim i tillë”, – përfundoi Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat