“Izaura” i përgjigjet ironisë së Ramës: A e hoqën qafe, a vrau veten nuk e di

Shqipëria

“Izaura” i përgjigjet ironisë së Ramës: A e hoqën qafe, a vrau veten nuk e di

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 00:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama të enjten e krahasoi kryetaren e LSi, Monika Kryemadhin me një personazh telenovelash, skllaven Izaura. Kësaj deklarate, kryetarja e LSI-së iu përgjigj gjatë një lidhje me video në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24.

“Më e forta që kam dëgjuar këto kohë është që Rama e bën për të tërhequr vëmendjen, ku është vëmendja, Babalja, por nuk e ndjek më populli me interes telenovelën. Kur po bëhej gati të dilte një personazh tjetër, Ezeli i PD, dhe Izaura, skllavja Izaura, në versionin Luli dhe Mona. Nga këto po e tërheqim ne vëmendjen”,u shpreh Rama me ironi, nga foltorja e Kuvendit.

Ndërsa, përgjigjja e Kryemadhit në të “Paekospozuarit” ishte: “Për Ezelin le ti flasi Luli. Ai le ta shikojë Ezelin nga Surreli, ndërsa për Izaurën duhet të them që mesa duket nuk e paska parë filmin deri në fund. Se Izaura te filmi përfundoi e lumtur me burrin e vetë, ndërsa Leoncja, që është Rama, a e hoqën qafe, a vrau veten, këtë nuk e di, por e di që kreu atë kokën e vet. Kështu që duhet të shofi filmin deri në fund përpara se të përdorë epitete”.

“Ka hyrë (Rama) në rrugën e moszgjidhjes së gjerave. Megjithatë është mësuar që në momentin që shqiptarët kanë qenë më të qetë, kanë qenë pak më mirë financiarisht, batutat e Ramës edhe hynin në lojë. Por, sot mendoj që përdorja e batutave që për mua janë shterpë, se nuk prodhojnë më as humor, nuk është më as atraktiv, as interesant, e ka kthyer në nervozizëm. Por, nuk është vetëm kjo se sa më shumë nervozomi i tij është për hir edhe të disa partnerëve ndërkombëtarë, për hir edhe të disa probleme të brendshme që ka brenda partisë së tij, ai gjendet përballë një presioni shumë të madh.

Dhe presioni i madh që ka është se ata të cilët i sevirin mallin janë edhe ata të cilën dashje-padashje po shkojnë në dyert e prokurorisë dhe policisë. Se do të rrinë gjatë apo do të rrinë shkurtër, kjo është për tu parë se sa këto segmente të drejtësisë do jenë të pakapura, ose nuk do bëjnë rolin e kamikazit të Edi Ramës. Por nga na tjetër ka ardhur koha që Rama të dëgjoje këngën, mos pi mall, bej palestër. Ti kthehet sportit”, shtoi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat