Braçe: Nëse Dako ka ofruar para për votën, është çështje penale

Shqipëria

Braçe: Nëse Dako ka ofruar para për votën, është çështje penale

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 08:08
Deputeti socialist Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se nuk është të dijeni të përgjimeve dhe deklarimeve të bëra nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Ai është shprehur se nëse Dako ka pohuar që ka ofruar para për votën, është çështje penale.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se për 22 vite në politikë ka punuar me qytetarët dhe ka fituar vetëm përmes votave me parime, dhe nuk e mbështet aspak Dakon në këtë drejtim, i cili ka thënë se për vota s’ka rëndësi asgjë.

Ndërkohë ka theksuar se nuk ka asnjë informacion se ai i ka pranuar gjëra të tilla.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla, se a duhet të kandidojë Vangjush Daka në krye të Bashkisë së Durrësit, Braçe i është përgjigjur me ironi se është njëlloj si të them se a duhej Lulzim Basha të kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës pas vrasjes së 21 janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat