‘E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

Shqipëria

‘E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 08:44
Ylli Manjani

Nga Ylli Manjani

Katatastrofë!

Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!

Prokurori, e cila është pronare e atyre dokumentave, në vënd ti ruante me fanatizëm i nxori në media në papërgjegjshmëri të plotë!!

Ato dokumenta u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerrë në publik indiciet zyrtare!

Skandal sa më s’ka!

Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!

E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat