Basha liroi kriminelë nga burgjet për vota, faksimile e kabllogramit të SHBA

Shqipëria

Basha liroi kriminelë nga burgjet për vota, faksimile e kabllogramit të SHBA

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:31
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka dalë dje dhe ka akuzuar (edhe pse pa asnjë provë konkrete) të gjithë kundërshtarët e tij si të inkriminuar. Kjo sipas tij ishte arsyeja e humbjes së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Por, paradoksalisht, është vetë Basha i cili në 2009 kur ishte kandidat për deputer në Elbasan dhe ministër i Jashtëm, sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

Në kabllogram shkruhet saktësisht: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…” Kjo është provë e SHBA-ve, të cilës Basha duhet t’i japë përgjigje, përpara se të akuzojë pa prova.

Kabllogrami amerikan i 13 gushtit 2009:

Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën

13 gusht 2009. Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan. Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar” dhe ndër të tjera shkruan: ““..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat