Vorë- Fushë Krujë, punime intensive për rehablitimin e këtij aksi

Shqipëria

Vorë- Fushë Krujë, punime intensive për rehablitimin e këtij aksi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:42
Vorë- Fushë Krujë

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Vorë -Fushë Krujë, po vijojnë me intensitet të lartë, në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, shprehet se “në kantierin e hapur për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë ka përfunduar rruga nga Vora deri në kthesën e Rinasit”.

“Po vazhdon ndërhyrja në segmentin Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë”, thekson Gjiknuri.

Ndërhyrja në këtë aks parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë.

Investimi i parashikuar shkon në 4.3 milionë euro dhe prek gjithashtu edhe gjithë sinjalistikën vertikale e horizontale.

Ky aks konsiderohet me rëndësi, pasi lidh autostradën Tiranë-Durrës me pjesën e veriut të vendit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat