Qëlloi me armë ndaj një personi në Kamëz, identifikohet e shpallet në kërkim

Shqipëria

Qëlloi me armë ndaj një personi në Kamëz, identifikohet e shpallet në kërkim

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:09
Foto

Një person është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kamëz, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Elez Bodishta.

Policia ka identifikuar 47-vjeçarin B.B., me banim në Tiranë, si autorin e dyshuar për “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e prodhim armësh e municionesh”.

Një natë më parë, në rrugën “NATO” në Laknas të Kamzës, ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të 50-vjeçarit Elez Bodishta, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ngjarja, sipas të raportimeve paraprake dyshohet të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat