Mazhoranca, ndryshime në ligj: Asnjë tender për personat me çështje penale

Shqipëria

Mazhoranca, ndryshime në ligj: Asnjë tender për personat me çështje penale

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:15
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për shtyp tha se Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë të ndryshimeve ligjore që ndalon përfitimin e të mirave publike nga persona fizikë apo individë të dënuar për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmin dhe korrupsionin.

“Do u ndalohet çdo lloj mundësie që kjo kategori individësh, shoqërish tregtare dhe aksionere dhe përfaqësues të tyre të përfitojnë para nga taksapaguesit shqiptarë apo të përfitojnë mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre fitimprurës. 

Me këtë paketë ligjore parashikohet që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë apo koncesion asnjë kompani që jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt juridik por dhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët apo aksionerët,” u shpreh ajo.

/b.d

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat