Vangjush Dako padit për shpifje Lulzim Bashën

Shqipëria

Vangjush Dako padit për shpifje Lulzim Bashën

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:40
Vangjush Dako dhe Lulzim Basha

Ashtu siç e paralajmëroi Edi Rama, socialistët vijojnë të padisin për shpifje në gjykatë eksponentë të opozitës.

Pasi akuzave të kryedemokratit Basha, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako paralajmëron se do ta padisë kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas tij opozita t’i harrojë votat në gjithë qarkun e Durrësit

Reagimi i Vangjush Dakos

O Lulëzim Basha! Ti duhet t'i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s'ke vota o Lulëzim dhe s'ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët.

 NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.

 TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s'i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardhur koha t'i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat