Deputeti i PD: Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet

Shqipëria

Deputeti i PD: Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:52
Deputeti i PD, Luçiano Boçi

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga Prokuroria të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me anëtarët të grupit të Shijakut ‘Avdylaj’ të arrestuar dhe akuzuar për trafik droge. Luçiano Boçi thotë se ‘xhuxhit’ i duket vetja supermen, ndërsa shan dhe hakërrehet për vota.

Statusi i plotë:

XHUXHËT E BORËBARDHI

Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqip?ri, në dorë t? kujt ka rënë ky vend!?

Krahasuar me këtë, Rrajës edhe sikur i shkonte disi cublliku, se helbete i ri në moshë dhe ndonjë fishek në ajër e ka qit për zgjedhje.

Po ky “duarakullorja” nuk ka as moshë e as…gjëra të tjera, përpos parave e krimit

Kjo e bën t’i duket vetja cub e i fortë tani. 

Por mos e harrojë vetëm përkohësisht…

Pastaj ky “duarakullorja” që i del vetja në pasqyrë supermen, gjithë jetën politike me duart e të tjerëve i ka nxjerrë gështenjat nga zjarri.

Ç’’ne që hipën pëpjetë?!

Ehhh ç’u bë ky vend?!

Dëgjon e drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, nga “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”, nga dreqi e i biri!

Por, “xhuxh”, mos mendo se votën do e lejmë në dorën tënde e as të “borëbardhit” tënd, në fakt “borëziut”!

Lukunisë së “xhuxhave” me “borëbardhin”, i ka ardhur fundi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat