Buxheti 2019, rritet rroga e Metës

Shqipëria

Buxheti 2019, rritet rroga e Metës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:01
Ilir Meta

Është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, projektbuxheti i vitit 2019.

Buxheti arrin vlerën e 486,477 milionë lekësh, ndërkohe që shpenzimet parashikohet të shkojnë në 519,377 milion lekësh, më një deficit prej 32, 900 milionë lekësh.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Në projektbuxhet thuhet se fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 2 450 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në ligj.

“Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit prej 32 900 mijë lekësh, nëpërmjet huamarrjes totale neto nga burime të brendshme dhe të huaja është 7 203 milionë lekë. Pjesa tjetër prej 25 697 milionë lekësh financohet nga përdorimi i fondeve të akumuluara në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve”, thuhet në projektbuxhet.

Në nenin 11 të projektbuxhetit parashikohet se numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 82 022 veta.

“Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rishpërndajë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Për vitin 2019 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë”, vijon neni.

Në nenin 12 parashihet edhe rritje e pagat së Presidentit. “Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj dhe rritet gjatë vitit, sipas përcaktimeve që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat