Corriere: Fshati i barinjve kthehet në laborator heroine, 'karriera' e Manit si trafikant

Shqipëria

Corriere: Fshati i barinjve kthehet në laborator heroine, 'karriera' e Manit si trafikant

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:48
Foto e publikuar nga Corriere

Fshati i barinjve dhe fermerëve në malet e verilindjes së Shqipërisë, Has, 1300 kilometra larg nga Milano, ndihmon për të kuptuar gjeografinë e drogës, e cila shpesh arrin në Itali, "dera" për në pjesën tjetër të Evropës, shkruan gazeta italiane "Corriere".

Në rrugën e opiumit

Ky operacion ka arritur një moment historik në orën e fundit, por ende në zhvillim, dhe i drejtuar personalisht nga kreu i policisë shqiptare Ardi Veliaj. Në rafinerinë e heroinës në Has, u gjetën 150 kilogramë opium, e nxjerrë nga bima e opiumit dhe pasi përpunohet "lind" heroina.

Opiumi erdhi nga Turqia, shkruan gazeta, sipas të cilës, zgjedhja e fshatit ndjek një "modus operandi" të klaneve shqiptare, të cilët blejnë heshtjen e komuniteteve të izoluara dhe shumë të varfra, duke i vënë roje përgjatë rrugëve.

Ata zgjedhin shtëpi bosh duke i kthyer në laboratorë me praninë e shpeshtë të kimistëve kolumbianë, të cilët mësojnë edhe procesin e punës.

Katër grupet 

Operacioni policor ka goditur katër banda. Një nga këto ishte fshehur në Fier. Liman Beu (arrestuar pak ditë më parë në Kavajë pasi kërkohej në Itali), i përket "familjes" së kokainës. Ai arriti si djalë i ri në Itali dhe ndau jetën mes Milanos dhe Breshias, shkruan "Corriere".

"Mani" siç thirrej shkurt, kishte filluar me grabitjet e armatosura, më pas kishte hyrë në shfrytëzimin e prostitucionit, fillimisht si "kontrollues" në rrugë dhe më vonë si "mjeshtër" i vajzave. Në fund, ai kishte investuar paratë e fituara në grupet e para të drogës.

Fakti se ndaj tij kishte një urdhër arresti nuk krijoi stres për të. Ky është "zakon" i të arratisurve shqiptarë që marrin lajmet ndaj tyre në kohë reale. Me paratë, ata kurrë nuk dështojnë dhe me para mund të blini gjithçka, përfshirë edhe lirinë.

Rrugët dhe ngarkesat

Elemente të tjera të bandës janë arrestuar nga policia në Shkodër dhe Vlorë. Nga Fieri, "Mani" ishte në gjendje të menaxhonte biznesin e drogës dhe të ruante rrugët, ngarkesat dhe fitimet. Fundi i saj mund të prodhojë luftë për kontrollin e rrugëve të trafikut. Por, "rregulli" i klaneve kalabreze shpesh aleate me ato nga Shqipëria, nuk është gjithmonë i "respektuar" nga klanet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat