Gazetari italian: Vlora e preferuara e mafies italiane për investime në lojërat e fatit

Shqipëria

Gazetari italian: Vlora e preferuara e mafies italiane për investime në lojërat e fatit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:25
DarioDe Luca

Gazetari italian DarioDe Luca, që u bë i njohur në Shqipëri për artikujt në lidhje me grupin e Habilajve në Vlorë, shkruan se porti i Durrësit është porta hyrëse e drogës për në Evropë.

Në artikullin e publikuar nga "La Republica", ai shkruan se kokaina, heroina, hashashi, marihuana dhe armët, kalojnë ekskluzivisht nga deti.

Hetimet e viteve të fundit tregojnë se rrugët e Ballkanit janë portat kryesore për mbytjen e Evropës me drogë.

"Dhe në hartën e tyre të udhëtimit, kartelet lokale kanë një piketë të ndërmjetme në Itali, në zonën e Gargano",shkruan gazetari.

Mbretërit shqiptarë të drogës-sipas tij- mbajnë emrat e Kelmend Balilit, Alket Hatisë, Moisi Habilaj dhe Dhimiter e Xhevahir Potit.

"Nyja e vërtetë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Durrësin por të gjitha portet e Evropës, është ajo e kontrolleve. Jo të gjitha kontejnerët mund të inspektohen siç duhet. Përmbajtja e tyre duhet të arrijë në destinacionin e tyre në kohë dhe një ngadalësim për shkak të inspektimeve do të krijonte një mbipopullim të anijeve pritëse", shkruan gazetari.

Në artikull thuhet se Vlora është ndër favoritët për investimet e mafies italiane veçanërisht në sektorin e restoranteve dhe lojërave të fatit. Ai thotë se nuk është rastësi që pikërisht atje u kap bosi i Sacro Corona.

"Klanet e Pulias për vite riciklojnë paratë e tyre në Shqipëri, një praktikë që nuk ka nevojë për masa të posaçme paraprake, pasi në këtë shtet kontrollet paraprake për kompanitë dhe investitorët nuk kanë një strukturë të krahasueshme me atë të Italisë", vijon ai.

Në artikull thuhet se ajo që "me të vërtetë u lejon trafikantëve shqiptarë të bëjnë biznesin e tyre është bashkëpunimi me policinë dhe zyrtarët publikë", duke shtuar, se "emblematik është rasti i parlamentarit socialist dhe i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet në hetim për lidhjet e tij të dyshuara me trafikun e drogës pas arrestimit në Itali të kushëririt të tij Moisi Habilaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat