Monika Kryemadhi tregon kur do të largohet nga politika

Shqipëria

Monika Kryemadhi tregon kur do të largohet nga politika

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:01
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh se për të pushteti është i parëndësishëm.

“Unë nuk kërkoj pushtet. Unë dua që pushteti të jetë i barabartë me të tjerët sepse një ditë je apo s’je në pushtet, një ditë do jesh si të gjithë qytetarët e tjerë dhe do ta ndjesh të nevojshme që ky pushtet të jetë i barabartë për të gjithë”, tha Kryemadhi, e cila nënvizoi se do të ikë kur të rriten të rinjtë dhe të rejat e partisë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tregoi edhe për aleancën opozitare. Ajo tha se qëllimi është krijimi i një fronti kombëtar kundër krimit. “Bashkëbisedimi ynë me zotin Basha është përsa i përket çkriminalizimit të situatës politike në të cilën ne jemi. 

Problematikat që ne shtrojmë sot me të gjitha frontet politike është ideja e një krijimi të një fronti kombëtar përsa i përket kundër krimit. Problemi ynë nuk është Edi Rama sot, është sistemi në të cilën është ndërtuar sot gjithë qeverisja shqiptare”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat