Shi në bregdetin shqiptar

Shqipëria

Shi në bregdetin shqiptar

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 08:34
Ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive në veriperëndim e perëndim.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-28 m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë, me lartësi vale 2,0 – 3,5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër       13/24 diell shi rrufe

Kukës                8/18 diell shi me pika

Lezhë      13/23  diell shi rrufe

Dibër       7/17 diell shi me pika

Durrës         13/25 diell shi me pika

Tiranë          11/25 diell shi me pika

Elbasan        11/24 diell shi me pika

Berat        10/25 diell shi me pika

Vlorë       13/24 diell shi

Korçë         8/18 diell re

Gjirokastër   9/23 diell re

Sarandë       13/24 diell shi me pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat