“Pse mafia italiane preferon Vlorën”, flet gazetari që investigoi Habilajt - Bota Sot
“Pse mafia italiane preferon Vlorën”, flet gazetari që investigoi Habilajt

Shqipëria

“Pse mafia italiane preferon Vlorën”, flet gazetari që investigoi Habilajt

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 08:36
Habilajt

Gazetari italian DarioDe Luca, që u bë i njohur në Shqipëri për artikujt në lidhje me grupin e Habilajve në Vlorë, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me trafikantët në Vlorë.

Sipas gazetarit, i cili ka publikuar në artikullin e “La Republica“, ai shkruan se kokaina, heroina, hashashi, marihuana dhe armët, kalojnë ekskluzivisht nga deti.

Nga hetimet e viteve të fundit tregojnë se rrugët e Ballkanit janë portat kryesore për mbytjen e Evropës me drogë.

"Dhe harta e tyre e udhëtimit, kartelet lokale kanë një piketë të ndërmjetme në Itali, në zonën e Gargano", tha DarioDe Luca.

Mbretërit shqiptarë të drogës, sipas tij, mbajnë emrat e Kelmend Balilit, Alket Hatisë, Moisi Habilaj dhe Dhimiter e Xhevahir Potit.

"Nyja e vërtetë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Durrësin por të gjitha portet e Evropës, është ajo e kontrolleve. Jo të gjitha kontejnerët mund të inspektohen siç duhet. Përmbajtja e tyre duhet të arrijë në destinacionin e tyre në kohë dhe një ngadalësim për shkak të inspektimeve do të krijonte një mbipopullim të anijeve pritëse", shprehet ai.

Në artikull thuhet se Vlora është vendi më i pëlqyer për investimet e mafies italiane veçanërisht në sektorin e restoranteve dhe lojërave të fatit. Ai thotë se nuk është rastësi që pikërisht atje u kap bosi i Sacro Corona.

"Klanet e Pulias për vite me radhë riciklojnë paratë e tyre në Shqipëri, një praktikë që nuk ka nevojë për masa të posaçme paraprake, pasi në këtë shtet kontrollet paraprake për kompanitë dhe investitorët nuk kanë një strukturë të krahasueshme me atë të Italisë", thekson gazetari italian Dario De Luca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...