Shqipëria fton investitorë gjermanë të zhvillojnë infrastrukturën aero-portuale

Shqipëria

Shqipëria fton investitorë gjermanë të zhvillojnë infrastrukturën aero-portuale

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:17
Andreas Scheuer në Tiranë

Andreas Scheuer, ministër i Transpportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, përfundoi të premten ( 26.10.2018 ) një vizitë zyrtare, një ditore, në Tiranë.

Gjermania dhe Shqipëria konfirmojnë interes ë përbashkëtë për të thelluar bashkëpunimin në infrastrukturë dhe energji, kjo doli në ,pah gjatë vizitës në Tiranë (26.10) të ministrit gjerman të Transpportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer. Ministri nga Gjermania zhvilloi takime me homologun shqiptar, Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe me presidentin, Ilir Meta.

Gjermania mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë 

Burime zyrtare nga Ministria e Infrastrukturëss dhe Energjisë, në Tiranë, citojnë ministrin gjerman, Scheuer të ketë vlërësuar potencialet e Shqipërisë për investitorët gjermane.,

"Gjermania vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Ajo ka përvojën dhe investitorë të rëndësishëm. Gjermania është një donator i rëndësishëm i Shqipërisë në mënyrë të vetëdijshme, sepse shikon potenciale të mëdha që ky vend ofron në sektorin e ekonomisë, energjisë, bujqësisë dhe sigurisht të turizmit. Në të gjithë këta sektorë nevojitet infrastruktura e nevojshme”, theksoi ministri gjerman Scheuer në takimin me homologun shqiptar, Damian Gjiknuri,

Shqipëria fton biznesin gjerman të zhvillojë infrastruktutën aero-portuale në vend

Zhvillimi i infrastrukturës dixhitale është një nga prioritetet aktuale të Shqipërisë. Zyra e shtypit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Tiranë, citon mnistrin Damian Gjiknuri të ketë thënë që bisedimet me ministrin gjerman, Andreas Scheuer " u fokusuam në bashkëpunimin e  Shqipërisë në fushën e infrastrukturës dixhitale. Jemi duke diskutuar  disa projekte të përbashkëta, pasi egziston interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aero-portuale në Shqipëri. I kërkova ministrit Scheuer të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug të Shqipërisë, Çdo kompani gjermane që vjen këtu është një besim dhe një forcë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, një garanci për të ardhmen” , citohet të ketë thënë Ministri, Damian Gjiknuri

Edhe ministri gjerman, Scheuer i ka vlerësuar "shumë të rëndësishme edhe për Gjermaninë” diskutimet për zhvillimin e transportit në Shqipëri. „Dëshirojmë që Shqipëria të shënojë zhvillime të mëtejshme jo vetëm përsa i përket proceseve integruese në Bashkimin Europian, ku Gjermania sigurisht ofron mbështetjen e vet, por dëshirojmë që të mbështesim këtë zhvillim edhe në interes të vetë Gjermanisë. Ne bashkëpunojmë shumë mirë me njëri –tjetrin,” tha në Tiranë, Andreas Scheuer.

Interes për ardhjen e biznesit gjerman për të investuar në infrastrukturën dhe transportin e Shqipërisë shprehu edhe presidenti Ilir Meta, në takimin me ministrin gjerman Scheuer. Meta citohet nga zyra e shtypit në Presidencë, se: "Ekonomia dixhitale dhe teknologjia e informacionit janë bazat e një modeli ekonomik, ku Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca gjermane”.

Vizita e ministrit Andreas Scheuer në Tiranë, bëhet kur Shqipëria po planifikon zhvillimin e infrastrukturës për transportin ajror në Jug të vendit. Projektet janë për ndërtimin e  aeroporteve në Vlorë dhe Sarandë, zona me intensitet të lartë turizmi. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në terrenin e ish-aerodromit ushtarak, që u përdor në vitet 1957-1990 për kursantët e shkollës së aviacionit, që stërviteshin aty për avionët MIG. Fjala është për një aeroport ndërkombëtar në Vlorë, më i madh se aeroporti "Nënë Tereza " në Rinas, i cili vitin e kaluar pati 2,8 milionë pasagjerë. Ndërsa Aeroporti i Sarandës do të jetë turistik./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat