Luan Rama: Dorëheqja e Xhafajt, parathënie e rënies së kryeministrit

Shqipëria

Luan Rama: Dorëheqja e Xhafajt, parathënie e rënies së kryeministrit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:24
Luan Rama

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, përmes një postimi në “Facebook” e komenton dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si një “parathënie” të rënies së kryeministrit Rama.

Sipas tij, dorëheqja e Xhafës është një qytetar dhe dinjitoz, por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar

“Pavarësisht rrethanave e përtej komenteve nëse është e vonuar apo e detyruar, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës, por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit”, shkruan Luan Rama.

Më tek nënkryetari i LSI, vijon se me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta.

“Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shembjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë! Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket! Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë, por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mbërrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij!”, shkruan Luan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat