“Hyra në parti e s’dola më nudo”, batuta e ironi nga Rama me të rinjtë

Shqipëria

“Hyra në parti e s’dola më nudo”, batuta e ironi nga Rama me të rinjtë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:46
Edi Rama

Një takim që nuk është ndikuar aspak nga tensioni dhe misteri që shoqëron dorëhqejen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka qenë ai i kryeministrit Rama në Lushnje, ku janë dorëzuar teserat e të anëtarësuarve të rinj në Partinë Socialiste.

Përkundrazi, takimi ka qenë i mbushur me batuta dhe plot gaz nga ana e kreut të ekzekutivit.

Duke shpjeguar se pjesëmarrja e të rinjve në politikë është e rëndësishme, Rama ka kujtuar hyrjen e tij në parti dhe duke qeshur ka theksuar se ajo është shoqëruar me një liri të kufizuar e përkthyer për të edhe në “heqjen dorë nga nudoja”.

“S’ka më liri absolute po hytë në parti. Edhe unë kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja për të dalë nudo në plazh. Se s’mund të dilja ashtu. Je i lirë po kjo s’do të thotë se mund të dalësh në rrugë e t’i gjuash me gurë njerëzve të shtëpisë. Nëse gjuan me gurë në shtëpinë që je, nuk mund të jesh më pjesë e shtëpisë”, u shpreh kryeministri.

E teksa dorëzimin e teserave për të rinjtë e anëtarësuar e nisi me një vajzë, Rama i ka shpjeguar emocionet e saj përballë kryeministrit me këtë batutë: “Nuk ke faj, se ça nuk ke dëgjuar për mua, me gjithë ato që ke dëgjuar nuk ke faj”.

Ndërkohë një i ri që mori teserën iu drejtua me termin “Zoti”, por kryeministri e ndali dhe në një situatë të ngjashme me atë të Emannuel Macron në ditën e pavarësisë së Francës prodhoi një skenë interesante plot humor.

“Lëri këto Zoti, unë jam Edi Rama, jam Kryeministri, kryetari i PS, por këto zoti mos i thuaj. Edhe unë më parë, Zoti thosha, kur erdha në PS nuk mund të thosha dot “shoku”, kështu që më mirë me emër”, i sugjeroi Rama studentit, ndryshe nga Macron që kërkoi formalitet nga të rinjtë që i drejtohen atij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat