Zbulohet dokumenti, Saimir Tahiri rikthen “Zërin e Popullit”

Shqipëria

Zbulohet dokumenti, Saimir Tahiri rikthen “Zërin e Popullit”

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:58
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të hapë një portal online që do të mbajë emrin e ish-gazetës së PS-së, “Zëri i Popullit”.

Në këto foto të publikuara nga QKR, portali mban datën e licensimit 13 shtator të vitit 2018. Tahiri është aksioner i vetëm me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.

Adresa e vendosur në QKR për aktivitetin në fjalë është rruga “Prokop Mima”, që ndodhet pranë banesës së ish-ministrit.

Në prokurën e posaçme thuhet se Tahiri autorizon shtetasen Mantela Aliaj të regjistrojë për llogarinë për në llogarinë e tij Shoqërinë me Përgjegjësinë të Kufizuar “Zëri i Popullit”, për një kohëzgjatje të përcaktuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat